“Punonjësit e shëndetësisë kanë marrë të dyja dozat”, Manastirliu: Ka pasur infektime të rralla pas dozës së parë

Nga A2 CNN
15 Prill 2021, 21:28 | Aktualitet
“Punonjësit e shëndetësisë kanë marrë

Në Absolut 4, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, foli për situatën e pandemisë në vendin tonë, por edhe për procesin e vaksinimit.

Manastirliu theksoi se këtë të enjte ka kaluar shifra e 300 mijë të vaksinuarve në të gjithë vendin, ndërsa bëri të ditur se punonjësit shëndetësorë kanë marrë të gjithë të dyja dozat.

Ministrja u pyet nëse ka pasur infektime me koronavirus në këtë kategori që i kanë marrë të dyja dozat. Ajo u shpreh se infektimet kanë qenë të rralla vetëm pas dozës së parë.

https://youtu.be/h3RQYzdM12Y

“Kemi të bëjmë me infektime të rralla në momentet e para pas marrjes së dozës së parë. Kjo ka ardhur si pasojë e uljes së vigjilencës”, u shpreh Manastirliu. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/04/15/manastirliu-ps-ka-respektuar-masat-anti-covid-kush-mban-pergjegjesi-per-grumbullimet-e-pd/
https://a2news.com/2021/04/15/manastirliu-ne-absolut-4-kaluam-300-mije-vaksinime-spitalet-covid-do-te-qendrojne-ne-gatishmeri/
https://a2news.com/2021/04/15/a-do-te-votojne-te-infektuarit-me-covid-me-25-prill-manastirliu-kjo-vendimmarrje-i-perket-kqz/

A2 CNN Livestream

Latest Videos