
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar në rrjetet sociale, pas publikimit të raportit të Qendrës Europiane të Drogave, duke e cilësuar si një kambanë alarmi.
Meta shkruan se përqendrimi i Policisë së Shtetit, Shërbimit Informativ Shtetëror, Prokurorisë dhe agjencive ligjzbatuese në luftën kundër kanabisit është i domosdoshëm. Sipas tij, ky raport duhet të zgjojë dhe t'i bashkojë të gjitha forcat e përpjekjet për të mos lejuar kurrë më përsëritjen e këtij fenomeni kanceroz për shoqërinë, që aq shumë e ka dëmtuar imazhin e Shqipërisë.
Presidenti thekson se lufta kundër kanabisit është kusht për integrimin europian dhe çdo neglizhencë në këtë drejtim do të kishte pasoja tepër të rënda për të ardhmen e vendit. (A2 Televizion)