Filmi i ri i Jennifer Lopez, i cili flet për botën e fshehtë të striptisteve u ndalua nga autoritetet në Malajzi me motivin se ka shumë skena të turpshme.
Bordi kombëtare që vendosi të censurojë filmin “Hustlers” tha se skenat me drogë, kërcime nudo dhe lakuriqsi nuk ishin të përshtatshme për një shfaqje të gjerë publike.
Kompania “Square Box Pictures” që ka shpërndarë filmin në Malajzi njoftoi në rrjetet sociale për vendimin që morën autoritetet vendase.
“Hustlers” aktualisht renditet në vendet e para në kinematë e SHBA dhe Britanisë, ai flet për një grup kërcimtaresh ekzotike që përpiqen të zhvasin klientët e tyre të pasur.
Përveç Jennifer Lopez, në film luajnë dhe Constance Wu, Julia Stiles, Lizzo dhe Cardi B. (A2 Televizion)