
“Kriptovalutat janë elementi më shqetësues, që lehtëson paranë të deformojë ekonominë dhe të kapë shtetin, kjo nuk mund të quhet avantazh. Ne nuk mund t’i japim akses parave kriminale”.
Kështu u shpreh ish-ministri i Financave Arben Malaj në A2 Business ku u diskutua për kriptovalutat dhe mundësinë e pastrimit të parave në një instrument të tillë.
Sa i përket fshehtësisë, ai tha se nuk ka besim në një gjë të tillë. “Unë nuk e besoj fshehtësinë e Bitcoin edhe pse ai mund të jetë eksperti më i mirë në botë. Përderisa një njeri bën një kod dhe thotë se këtë kod nuk e thyen asnjë njeri tjetër, patjetër që ka një njeri tjetër më të zgjuar se ky”, tha Malaj. (A2 Televizion)