“U emocionua nga ovacionet”, kandidati biznesmen për deputet pëson atak kardiak teksa shpallte kandidaturën

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 14:11 | Kapur në kamera

Kandidati i partisë MHP VQA, Ali Uçak ka pësuar një atak kardiak gjatë prezantimit të kandidaturës së tij në Manisa, në syrin e qindra simpatizantëve të tij.

Uçak, një biznesmen i suksesshëm në Turqi, ishte duke mbajtur fjalën e tij të prezantimit, ndërsa nisi të mos ndihej mirë.

Fillimisht, ai shihet të ketë një humbje të vetëdijes, por rimerr forcë sapo pi një gotë ujë dhe përpiqet të vijojë. Por, stafi i vet, sapo e pa gjendjen e tij, e mori dhe e shoqëroi me një automjet privat drejt spitalit rajonal.

Pas konstatimit nga ana e stafit mjekësor, u raportua se deputeti kishte pësuar një atak në zemër, por gjendja e tij shëndetësore fatmirësisht ishte jashtë rrezikut për jetën.

Nga zyra për shtyp e deputetit u tha se, Uçak ishte ndjerë tepër i emocionuar në momentin e brohorimave të simpatizantëve të tij. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/22/frike-ne-studio-momenti-kur-prezantuesja-e-njohur-shembet-ne-toke-gjate-transmetimit-live/
https://a2news.com/2023/03/19/prezantueses-i-bie-te-fiket-ne-transmetim-direkt/

A2 CNN Livestream

Latest Videos