
Qytetarët në Beograd po përjetojnë rikthimin e dimrit të ashpër këtë fillimprilli, me një dëborë të pazakontë dhe erëra të ftohta, që pritet të përfshijnë të gjithë Ballkanin. Meteorologët thonë se kjo është hera e 11-të në një shekull që në Beograd bie dëborë.
Në disa vende, dëbora ka ngrirë, deri në 40 centimetra, duke lënë zona të tëra pa energji elektrike e pa ushqim. Dëborë, këtë javë, ka pasur edhe në Bosnjë e Kosovë, ndërsa Kroacia dhe Mali i Zi janë përballur me të ftohtë të acartë. (A2 Televizion)