A po fshihen vdekjet? Reagon Ministria e Shëndetësisë: Akuza e Bashës nxit dhunën ndaj mjekëve

Nga A2 CNN
20 Nëntor 2020, 15:08 | Aktualitet
A po fshihen vdekjet? Reagon Ministria e Shëndetësisë: Akuza e

Pas akuzave të ngritura një ditë më parë nga kreu i PD, Basha, për fshehje të vdekjeve nga koronavirusi, ka reaguar edhe Ministria e Shëndetësisë.

Zv.Ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla, tha në një deklaratë se këto akuza nxisin dhunën ndaj mjekëve dhe janë totalisht të pavërteta.

“Akuza e lëshuar nga Basha për fshehje të qëllimshme të vdekjeve cenon mjekët dhe nxit agresivitetin ndaj tyre, në këto kohë pandemie. Është e paimagjinueshme, që opozita të stimulojë dhunën. Janë mjekët që përcaktojnë shkaqet e fataliteteve në kartela. Si mundet që mjekët tanë ta bëjnë këtë?! Ministria u shpreh keqardhjen dhe u shpreh mbështetjen mjekëve, që e ngritën zërin për të hedhur poshtë akuzën e zotit Basha.

Jo njerëzore që politika të trazojë shpirtrat e trazuar të familjarëve. Ministria e fton Bashën dhe të vijë dhe të ballafaqojë me autoritetet çdo hamendje”, tha Nikolla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos