
Ilir Bejtja, zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, ishte i ftuar në A2 Business mbrëmjen e së mërkurës, ku ndër të tjera u fol edhe për emergjencën energjetike, të cilën qeveria e zgjati deri në fund të muajit dhjetor.
Bejtja u shpreh se kemi një përmirësim të situatës. “Situata hidrike është përmirësuar pasi janë rikuperuar goxha rezerva në kaskadën e Drinit. Po mendojmë të kemi importe gjatë verës deri në shtator. E gjitha kjo bëhet të mbajë kostot në një mesatare që ne kemi arritur sot për të ofruar një çmim më ekonomik”, tha Bejtja.
Por, a rrezikohet Shqipëria furnizimin me energji gjatë verës? “Nëse do të vazhdojmë me këto ritme të shfrytëzimit të kaskadës dhe të importeve shpresojmë të mbetemi në të njëjtat terma”, tha Bejtja. (A2 Televizion)