Ngjarjet e fundit mund të ishin shmangur, pasi konfliktet per lejen e shfrytëzimit të plazheve rregullohen me ligj. Kështu u shpreh në studion e Ditari në A2 eksperti për turizmin Kliton Gërxhani. “Janë ngjarje të rënda që dëmtojnë këtë fillim të mundshëm sezoni dhe të papritura. Nuk prisnim të ndodhnin konflikte të këtij lloji. Mund të ishin shmangur dhe duhet të ishin shmangur janë konflikte që zgjidhen me ligj. Nëse do ishin rregulluar më ligj, lejet do ishin dhënë në rregull të shfuqizoheshin lejet ekzistuese nuk ka pse të merren me njëri-tjetrin”. Sipas tij çdo leje ka një afat në varësi të investimit por kur mbaron afati dikush tjetër aplikon ta marrë. (A2 Televizion)
A u godit turizmi? Gërxhani: Ngjarjet e fundit mund të ishin shmangur
