A2 CNN ka mundur të sigurojë videon e makinës tip Benz ndaj të cilës u qëllua pak më parë me armë zjarri në qytetin e Lezhës.
Nga sa shihet në video, makina tip Benz ML ka qëndruar në anë të rrugës, ndërkohë që forcat e policisë kanë rrethuar skenën e krimit.
Momentalisht nuk raportohet për të lënduar, ndërsa postblloqe janë ngritur në hyrje dhe dalje të qytetit të Lezhës për ndalimin e të dyshuarve. (A2 Televizion)