A2 zbulon arsyen pse nuk po zëvendësohet Ardian Dvorani

Nga A2 CNN
16 Maj 2020, 10:24 | Aktualitet

Debati më i fortë që ka përfshirë sistemin e drejtësisë është vijimi ose jo i detyrës nga gjyqtari Ardian Dvorani në Gjykatën e Lartë, i cili është gati 7 vite përtej mandatit të tij kushtetues, sepse ka qenë i bllokuar mekanizmi i zëvendësimit të anëtarëve të rinj të Gjykatës së Lartë.

Me plotësimin me 3 anëtarë të rinj, të cilët u emëruan në muajin mars lindi edhe debati nëse duhej të largohej ose jo gjyqtari Dvorani, kjo të paktën ishte kërkesa e Presidentit të Republikës drejtuar Këshillit të Lartë të Drejtësisë, i cili kërkonte ndërprerjen e detyrës së Dvoranit, duke pretenduar se Dvoranit i kishte përfunduar mandati me emërimin e 3 anëtarëve të rinj.

Në anën tjetër, Dvorani ka një kryeargument me të cilin bazon qëndrimin e tij. Duke u bazuar në ligj, janë 4 vende në Gjykatën e Lartë që i përkasin anëtarëve, të cilët vijnë nga jashtë sistemit. Dvorani pretendon të qëndrojë në detyrë deri në momentin kur do të emërohet anëtari i katërt nga radhët e juristëve të spikatur.

A2 iu drejtua me një kërkesë zyrtare Këshillit të Lartë Gjyqësor për ta pyetur se në çfarë faze ka mbetur kjo procedurë e plotësimit të këtij vendi të katërt, i cili do të ishte një shkak ligjor për largimin nga Gjykata e Lartë e Ardian Dvoranit edhe nga kryesimi i Emërimeve në Drejtësi.

Sipas Këshillit të Lartë Gjyqësor, problematik ka qenë situata e krijuar nga pandemia dhe ndërprerja e punës të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Sipas KLGJ, mbledhjet janë zhvilluar përmes platformave online, por ky problem, sipas tyre, sepse në procedurën e verifikimit të kandidatëve për plotësimin e vendit të katërt nevojitet edhe shqyrtimi i dokumenteve të klasifikuara, të cilat konsiderohen sekret shtetëror. Sipas një shkrese zyrtare nga DSIK, të muajit prill, kjo drejtori i ka kërkuar Këshillit të Lartë Gjyqësor të mos shqyrtojë akte ku flitet për dokumente sekrete shtetërore. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos