A2CNN nga epiqendra e tërmetit në Turqi: Blloqe të reja banimi janë shembur, qytetarët kanë fjetur në automjete

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2023, 08:38 | Bota
A2CNN nga epiqendra e tërmetit në Turqi: Blloqe të reja banimi

Në një lidhje LIVE nga Gaziantep Turqi, gazetari i A2CNN, Julian Kasapi, ka bërë një rezyme të situatës në një prej rajoneve më të prekura nga tërmeti vdekjeprurës që goditi Turqinë në orët e para të së hënës, ku deri më tani numërohen mbi 8300 viktima e mijëra të tjerë të plagosur.

Sipas gazetarit Kasapi, ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar pa ndërprerje punën, ndërsa theksoi se zonat më të prekura janë Gaziantep dhe Karamanrash. Ai shtoi më tej se e gjithë zona cilësohet e riskut të lartë, ndërsa bëri me dije se lëkundje të herëpashershme janë regjistruar, por jo shumë të rënda.

“Ekipet e kërkim – shpëtimit vijojnë punën prej ditësh tashmë. Gaziantep dhe Karamanrash janë zonat më të prekura, aty ku ishte epiqendra e tërmetit. E gjithë zona cilësohet si zonë me risk të lartë, pasi të gjitha pallatet e kësaj zone janë të dëmtuara dhe nuk na lejohet që të afrohemi.

Një pallat 8-katësh është shembur plotësisht. Lëkundje sizmike ka përgjatë gjithë kohës, jo shumë të rënda. Puna ka vijuar gjatë gjithë natës manualisht. Janë ngritur tenda për të gjithë banorët që të kalojnë natën.

Pse disa pallate shumë të larta janë dorëzuar nga tronditjet e disa të tjerë jo? Ç ‘mund të na thuash për cilësinë e ndërtimeve në atë zonë?

Kryeisht bëhet fjalë për blloqe pallatesh të reja, por ende nuk mund të flasim për cilësinë e tyre, por e gjithë zona është e riskut të lartë, pasi çdo lëkundje mund të rrezikojë shembjen e këtyre pallateve.

Qytetarët kanë kaluar natën nëpër automjetet e tyre, ndonëse janë ngritur tendat, por si pasojë e temperaturave të ulëta kanë preferuar të qendrojnë në automjete. (A2 Televizion)

Gazetari Julian Kasapi për A2CNN nga Gaziantep, Turqi
https://a2news.com/2023/02/08/8300-viktima-nga-termetet-ne-turqi-dhe-siri-ekipet-e-shpetimit-ne-gare-me-kohen/

A2 CNN Livestream

Latest Videos