
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës zhvilloi një mbledhje me strukturat e partisë për të diskutuar për çështjen e dialogut me Serbinë.
Nënkryetari i kësaj force politike, Ardian Gjini, bëri të ditur se ka pasur anëtarë të partisë që e kanë ngritur edhe çështjen e prishjes së koalicionit me Lidhjen Demokratike të Kosovës. Por siguroi se një gjë e tillë nuk do të ndodhë.
Sa i përket dialogut, AAK e Ramush Haradinaj kërkon që parësore të jetë njohja reciproke mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu kërkoi një përgatitje më të mirë të ekipit negociues të Prishtinës.
Gjini foli edhe për marrëveshjen e nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë. Ai shtoi se Serbia nuk mund të jetë palë vendimmarrëse për Ujmanin dhe se për këtë resurs natyror do të ketë vetëm marrëveshje bilaterale me Shtetet e Bashkuara.
Gjithashtu paralajmëroi se nëse ndryshohet kjo pikë e marrëveshjes, mund të bëhet shkak për prishjen e koalicionit me LDK-në. (A2 Televizion)