
Dhuratë më të bukur Armando Sadiku, nuk mund t’i bënte vetes dhe ekipit tij të ri, Luganos.
Sulmuesi shqiptar u rikthye fuqishëm pas një dëmtimi serioz që nuk i lejoi të shpaloste talentin e tij në La Liga me Levanten.
Në ndeshjen e tij të parë pas dëmtimit, Sadiku shënoi në minutën e 32-të golin e parë të ndeshjes, e përfunduar 0-3, që i dha një fitore shumë të rëndësishme Luganos në transfertë ndaj Luzernës, duke rihapur shpresën për të mbetur në kategorinë e parë për ekipin zviceran.
Një lajm shumë i mirë edhe për Christian Panuccin, të cilit i shtohet një element shumë i rëndësishëm në sulm, në prag të kualifikimeve për evropianin e ardhshëm. (A2 Televizion)