
Ditë vendimtare për Malin e Zi, ndërsa qeveria e Dritan Abazovic përballet me votëbesimin në Parlament. Seanca është caktuar për në orën 11, në praninë e kryeministrit dhe ministrave të kabinetit. Për të rrëzuar Qeverinë, e cila deri më tani ka funksionuar si pakicë, janë të nevojshme votat e të paktën 41 deputetëve, nga gjithsej 81 sa janë në Kuvend.
Iniciativa për rrëzimin e Qeverisë, e prezantuar nga Partia Demokratike Socialiste e presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, dhe disa parti të tjera, është shenjë pakënaqësie ndaj vendimit të Abazovicit për nënshkrimin e Marrëveshjes Themelore me Kishën Ortodokse Serbe.
Kjo marrëveshje u vlerësua si e dëmshme për interesat kombëtare të shtetit. Partia e Gjukanovic gëzon shumicën parlamentare me 36 deputete, por ende nuk është e qartë nëse do të mund të sigurohen të gjitha votat e nevojshme.
Nëse Qeveria e Abazovicit mbijeton, e ardhmja e saj do të sfidohet sërish më 2 shtator, kur do të mbahet seanca e re e Kuvendit, me iniciativën e Frontit Demokratik dhe Demokratëve. (A2 Televizion)