Abuzime pas përmbytjeve në Emilia-Romagna, rriten çmimet e lopatave dhe çizmeve

Nga A2 CNN
23 Maj 2023, 10:53 | Bota
Abuzime pas përmbytjeve në Emilia-Romagna, rriten çmimet e

Kontroll i gjerë nga policia për të mbrojtur qytetarët dhe për t'iu kundërvënë një fenomeni spekulativ: janë raportuar rritje të pajustifikuara të nevojave elementare lidhur me urgjencën.

Vala e përmbytjeve që ka goditur rëndë rajonin e Emilia-Romagna në Itali, ka bërë që banorët të përballen jo vetëm me koston e lartë të dëmeve të shkaktuara, por edhe me plaçkitjet, kryesisht ndaj të moshuarve.

Ajo çka ka rënë në sy është edhe rritja me ritme të shpejta e çmimeve të mallrave dhe materialeve bazë që lidhen me emergjencën e vazhdueshme të përmbytjeve.

Sendet më se të nevojshme si çizmet, lopatat, dorezat, xhaketat dhe kostumet e papërshkueshme nga uji kanë pësuar një rritje të pajustifikuar të çmimeve, të cilat në komunën e Forlit shkaktuan një aksion të gjerë monitorimi nga policia.

Autoritetet kompetente u kërkuan nga administrata komunale për të mbrojtur qytetarët dhe për t'iu kundërvënë një dukurie spekulative të bërë edhe më serioze nga fakti se mbivendoset me një katastrofë të paprecedentë për zonën e Forlit”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos