"Tenderët", lihet në “arrest shtëpie” ish-sekretarja e Ministrisë së Drejtësisë

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 12:23 | Aktualitet
"Tenderët", lihet në “arrest shtëpie”

Dhoma Penale ka lënë në arrest ish-sekretaren e përgjithshme të Ministrisë së Drejtësisë, Juliana Hoxha, e cila akuzohet për abuzim me tenderët.

Hetimi i Prokurorisë ka nisur për 5 tenderë, nga të cilët i është shkaktuar rreth 5 milionë euro buxhetit të shtetit. Bëhet fjalë për regjistrin noterial, atë përmbarimor, sistemin e vëzhgimit me kamera të burgjeve, por dhe gjykatat administrative, si dhe sistemin e mbikëqyrjes elektronike për të dënuarit.

Juliana Hoxha ka firmosur në të paktën 5 tenderë ku përmendet dhe hetimi. Ndërkohë, sipas prokurorisë, ka pasur abuzim me detyrën, korrupsion, por edhe shkelje të tjera ligjore.

Deklarime pritet të japin dhe Ylli Manjani i cili u emërua në postin e Ministrit të Drejtësisë në vitin 2015 për t’u zëvendësuar në 2017 nga Petrit Vasili. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos