Abuzimi në Kavajë, “marshim i heshtur” nga qytetarët

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2019, 12:06 | Aktualitet
Abuzimi në Kavajë, “marshim i heshtur” nga qytetarët

Pas ngjarjes së Kavajës qytetarët përmes organizimit në rrjetet sociale kanë nisur një tubim, duke e cilësuar “Marshim i heshtur”, për mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna seksuale dhe jo vetëm.

Ata e cilësojnë një përdhunim të dytë politizimin që po i bëhet kësaj çështje.

“Ne jemi këtu. Ti nuk je vetëm”. “Motra ime meriton të jetojë jetën e saj”, ishin disa nga banderolat në këtë marshim.

“Më i tmerrshëm se përdhunimi i vajzës që ndodhi në Kavajë është instrumentalizimi i rastit nga politika dhe përdhunimi i dyfishtë që i bahet familjes dhe viktimës së saj. Neveria më e madhe kur shikoja një politikane të shkonte në familjen e viktimës dhe të publikonte prindërit e vajzës”, ishte reagimi i një prej protestueseve.

“Nuk je vetëm, por jemi mijëra persona. E kemi përjetuar vetë dhe do t’i mbështetesim”, ishte mesazhi i një tjetër protestueseje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos