Abuzoi me një 23-vjeçare, lihet në burg kryeplaku 29-vjeçar i fshatit Rehovë të Korçës

Nga A2 CNN
15 Prill 2023, 12:45 | Aktualitet
Abuzoi me një 23-vjeçare, lihet në burg kryeplaku

Gjykata e Korçës cakton masën e sigurisë "arrest në burg" për 29-vjeçarin Ervis Rrapo, kryeplakun e fshatit Rehovë të Korçës, i cili u arrestua pas denoncimit për marrëdhënie seksuale me një 23-vjeçare nga i njëjti fshat.

Prokuroria ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë "arrest me burg" për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me 23-vjeçaren me probleme të shëndetit mendor.

Para gjykatës i riu nuk ka pranuar akuzat, ndërsa Prokuroria ka paraqitur prova dhe fakte, të cilat implikojnë Rrapon në këtë ngjarje.

Nga hetimet e deri tanishme të prokurorisë, ekspertizës mjeko ligjore, dëshmitë dhe rrethanat e tjera, akuza e ngritur ndaj Rrapos rezulton e provuar. Seanca u mbajt me dyer të mbyllura për shkak të natyrës së çështjes. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/04/13/kreu-marredhenie-seksuale-me-vajzen-me-probleme-mendore-arrestohet-kryeplaku-i-fshatit/

A2 CNN Livestream

Latest Videos