Tërmet 7 ballë në Indonezi, raportimet e para

Nga A2 CNN
14 Prill 2023, 16:22 | Aktualitet
Tërmet 7 ballë në Indonezi, raportimet e para

Indonezia është tronditur nga një tërmet i fuqishëm i magnitudës 7 ballë, duke shkaktuar panik mes banorëve.

Shërbimi Gjeologjik i SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit me magnitudë 7 ishte 96.5 kilometra në veri të qytetit Tuban. Sipas përcaktimeve të para, nga tërmeti i ndodhur 594 kilometra nën tokë nuk ka pasur dëme në jetë apo materiale.

Agjencia e Meteorologjisë, Klimës dhe Gjeofizikës së Indonezisë (BMKG) nuk dha një paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Kujtojmë se më 28 shtator 2018, një tërmeti me magnitudë 7.5 ballë, që shkaktoi më pas edhe cunami, në Gjirin Palu në ishullin Sulawesi vrau mbi 4 mijë njerëz.

Në tërmetin me magnitudë 5.6 që ndodhi më 21 nëntor 2022, 18 kilometra në jugperëndim të qytetit Ciranjang në provincën Java Perëndimore të Indonezisë, humbën jetën 331 persona dhe u plagosën afro 600 të tjerë.

E vendosur në brezin e tërmetit dhe vullkanit të quajtur "Unaza e zjarrit e Paqësorit", Indonezia është ndër vendet më të prekura nga fatkeqësitë natyrore, veçanërisht tërmetet. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos