Dita e Alfabetit, Rama: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton kujtesa e kombit tonë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2026, 09:20 | Aktualitet

Dita e Alfabetit, Rama: Nën hijeshinë e këtyre gërmave jeton

Në ditën e Alfabetit të Gjuhës Shqipe, kryeministri Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale një video me fotografi të shkëputura nga ajo kohë, të cilën e shoqëron me një poezi të Naim Frashërit  kushtuar gjuhës shqipe.

Kryeministri Rama shkruan krahas videos se në hijeshinë e gërmave të gjuhës shqipe jeton kujtesa e kombit shqiptar.

“Mirëmëngjes dhe në ditën e më të bukurave gërma, nën hijeshinë e së cilave jeton kujtesa e kombit tonë dhe frymon e ardhmja, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama krahas videos.

Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe u shpall festë zyrtare në Shqipëri në vitin 2023 dhe për herë të parë u kremtua si një festë kombëtare atë vit. Kjo ditë festohet gjithashtu në Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe në diasporën shqiptare, duke reflektuar rëndësinë e saj për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos