Abuzonte seksualisht me një të mitur, pranga 53-vjeçarit në Gjirokastër

Nga A2 CNN
4 Nëntor 2021, 08:53 | Kronikë
Abuzonte seksualisht me një të mitur, pranga 53-vjeçarit

Policia e Gjirokastrës ka vënë në pranga një 53-vjeçar nën akuzën e abuzimit seksual me të mitur.

53-vjeçari K.H. dyshohet se në periudha të ndryshme kohore ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një shtetase të mitur, 16 vjeçe.

Aktualisht, e mitura ndodhet në spital për të marrë ndihmën mjekësore dhe për ekzaminimet e mëtejshme.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale më dhunë me të mitur të moshës 14-18 vjeç”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos