"Bosi i kokainës”, Çuçi i kërkon SPAK të hetojë deklaratën e Bashës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 16:14 | Kronikë
"Bosi i kokainës”, Çuçi i kërkon SPAK të

Një deklaratë e kryedemokratit Lulzim Basha në foltoren e Parlamentit, për një bos kokaine që ka prenotuar katin e një pallati në Tiranë, do të kalojë në filtrat e SPAK. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi i ka dërguar një shkresë, kreut të SPAK, Arben Kraja, ku kërkon hetim për rastin.

Duke e konsideruar si deklaratë të rëndë, që cenon besimin e publikut tek institucionet, Çuçi i kërkon Prokurorisë së Posaçme verifikimin e saj dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Burime pranë SPAK konfirmuan mbërritjen e letrës së Ministrit të Brendshëm dhe pohuan se do të vlerësohet për t’i dhënë një zgjidhje ligjore rastit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos