U bllokua trafiku, plagosen me thikë dy persona në Tiranë, njëri drejtues i furgonit të shkollës

Nga A2 CNN
3 Nëntor 2021, 14:35 | Kronikë
U bllokua trafiku, plagosen me thikë dy persona në Tiranë,

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:35, në rrugën “Qemal Stafa”, në Tiranë, ku dy persona kanë mbetur të plagosur me thikë.

Bëhet e ditur se një person ende i paidentifikuar ka dalë nga një automjet, teksa qarkullimi ishte bllokuar dhe ka qëlluar me thikë dy persona, shtetasit A. V, 37 vjeç dhe V. V, 42 vjeç, ky i fundit, drejtues i një furgoni shkolle.

Të plagosurit janë dërguar në spital dhe janë nën kujdesin e mjekëve. Nga të dhënat e para dyshohet se ngjarja ka ardhur si pasojë e bllokimit të qarkullimit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos