AC/DC konfirmon rikthimin me një album të ri

Nga A2 CNN
1 Tetor 2020, 13:07 | Showbiz
AC/DC konfirmon rikthimin me një album të ri

AC/DC ka njoftuar rikthimin me formacionin origjinal dhe me një album të ri për të gjithë fansat e grupit australian.

“A jeni gati?”, lexohet në postimin e bandës së rokut në rrjetet sociale, ku shihet një foto e vokalistit Brian Johnson, bateristit Phil Rudd, basistit Cliff Williams, dhe kitaristëve Angus Young e Stevie Young.

Nuk ka detaje mbi datën e publikimit të albumit të ri.

Një bashkim i tillë dukej i pamundur vite më parë, pas vdekjes së kitaristit dhe themeluesit të grupit, Malcom Young, në vitin 2017, direkt pasi Brian Johnson braktisi turin e AC/DC.

Dekada e fundit ka qenë e vështirë për grupin, pasi edhe bateristi Phil Rudd u dënua disa herë për zotërim lëndësh narkotike. Ndërsa Cliff Williams u largua nga muzika për shkak të problemeve të grupit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos