Studioja nuk mendoi se filmi do të kishte sukses, Tom Hanks pagoi vetë disa skena të “Forrest Gump”

Nga A2 CNN
28 Shtator 2020, 12:20 | Showbiz

Tom Hanks ka paguar nga xhepi i tij xhirimin e disa skenave të filmit “Forrest Gump”, pasi studio Paramount nuk besonte se ky film do të sillte shumë fitime.

Aktori i famshëm e zbuloi këtë gjë në një intervistë për “In Depth With Graham Bensinger”.

“Për një nga skenat na thanë që do të kushtonte shumë dhe në fakt, kushtonte. Unë thashë: do ta bëjmë me shpenzimet tona. E realizuam me paratë e mia dhe të regjisorit. Sigurisht që kërkuam edhe më shumë pjesë nga fitimet e filmit”, kujton Tom Hanks.

Investimi i doli shumë mirë, pasi “Forrest Gump” pati një sukses të madh dhe të menjëhershëm. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos