Kuzhinieri turk, Nusret Gökçe, i njohur nga të gjithë për mënyrën e veçantë të hedhjes së kripës në gatimet e tij është përballur me një ngjarje krejt të pakëndshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Autoritetet në Boston vendosën të mbyllin restorantin e sapohapur të Nusret, i njohur ndryshe me nofkën “Salt Bea”, pasi nuk ka zbatuar protokollet e lejuara anti-Covid.
Nusret ka dhjetëra restorante mishi në vende të ndryshme të botës dhe është kthyer dhe në një personazh shumë të ndjekur në rrjetet sociale dhe për shkak të VIP-ave që vizitojnë restorantet e tij.
Tashmë ai duhet të shkojë të përballet me autoritetet në Boston për të mësuar për fatin e restorantit të tij më të ri. (A2 Televizion)