Adoleshentët shqiptarë mes atyre që kryejnë më shumë aktivitet fizik në botë

Nga A2 CNN
22 Nëntor 2019, 15:02 | Aktualitet
Adoleshentët shqiptarë mes atyre që kryejnë më

Adoleshentët shqiptarë janë mes atyre që kryejnë më shumë ushtrime fizike në botë, zbulohet në një studim të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Adoleshentët shqiptarë renditen të gjashtët, bashkë me indianët, në studimin ku janë pyetur 1,6 milionë persona nga e gjithë bota. 73.9% e atyre të pyetur kanë thënë se janë aktivë për më pak se një orë në ditë.

Në vend të parë renditen adoleshentët nga Bangladeshi (66,1%), më pas ata nga Sllovakia (71,5%), të ndjekur nga irlandezët (71,8%), amerikanët (72%) dhe bullgarët (73.3%). Dhjetëshen e plotësojnë adoleshentët nga Groenlanda (73,9%), finlandezët (75,4%) dhe ata nga Moldavia (75,7%).

Në fund të listës, si adoleshentët më përtacë, janë renditur koreano-jugorë, ku 94,4% e tyre nuk stërviten as për një orë në ditë, të ndjekur nga filipinasit (93,4%) dhe kamboxhianët (91,6%). Studimi nxori në pah shqetësimin e ekspertëve të shëndetësisë, që adoleshentët në të gjithë globin nuk kryejnë aktivitet fizik as në nivelin minimal të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos