Një përleshje e armatosur është regjistruar mbrëmjen e së dielës në aeroportin e Kabulit në Afganistan mes disa personave të armatosur dhe forcave perëndimore të sigurisë dhe atyre afgane.
Një roje afgane humbi jetën ndërsa 3 të tjerë u plagosën në këtë përleshje, ku u përfshinë dhe trupat gjermane dhe ato amerikane.
Raportet nuk e specifikojnë nëse viktima ishte një luftëtar i talebanëve i infiltruar në ruajtjen e aeroportit.
Aeroporti i Kabulit është kthyer në një skenë kaosi që kur talebanët morën kontrollin e qytetit afgan nga 15 gushti. Të dielën militantët talebanë ushtruan dhunë ndaj turmës që tentonte të arrinte aeroportin duke vrarë 7 persona. (A2 Televizion)