Aeroporti i ri i Vlorës, Rama: Negociata të stërzgjatura, të hënën projekti

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 17:56 | Aktualitet
Aeroporti i ri i Vlorës, Rama: Negociata të stërzgjatura, të

"Gati projekti për aeroportin ndërkombëtar të Vlorës". Ky është lajmi që shpërndau kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, teksa njofton se prezantimi i projektit do të bëhet të hënën në Vlorë.

https://www.facebook.com/edirama.al/posts/10156990119801523

“Pas negociatave të tejzgjatura, por si përfundim të pasuksesshme me konsorciumin që shprehu interes për realizimin e Aeroportit Ndërkombëtar të Vlorës, u angazhuam drejtpërdrejt në bërjen e projektit për të mos humbur tjetër kohë të çmuar. Falë një pune voluminoze në bashkëpunim me një skuadër ndërkombëtare ekspertësh nën drejtimin e studios së famshme ARKEA, kemi në dorë një projekt ambicioz të standardeve më të larta teknike e arkitektonik”, shkruan Rama.

Idenë  e ngritjes së një aeroporti rajonal në Vlorë, kryeministri Rama e kishte premtuar që në nisje të mandatit të dytë qeverisjes, por deri me tani, negociatat kishin dështuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos