ISHP për virozën: Pak raste me salmonelë, të tjerët nga vapa

Nga A2 CNN
15 Shtator 2019, 09:40 | Aktualitet
ISHP për virozën: Pak raste me salmonelë, të tjerët nga

Instituti i Shëndetit Publik reagoi pas deklaratave të mjekëve infeksionistë se viroza e vjeshtës ishte për shkak të infektimit nga salmonela.

Në njoftimin zyrtar të ISHP sqarohet se kjo është një virozë sezonale, që lidhet me temperaturat e larta dhe sipas këtij institucioni vetëm 5 pacientë kanë rezultuar të prekur me këtë bakter.

https://a2news.com/2019/09/14/cfare-po-hame-aku-bllokon-mish-pule-me-salmonele-dhe-ushqime-me-myk/

Edhe pse ISHP e konsideron situatën normale, pak ditë më parë, Ministria e Shëndetësisë e cilësoi "virozë në një periudhë të pazakontë", ndaj dhe urdhëroi hapjen para kohe të tre urgjencave në qendrat shëndetësore.

Viroza ka ulur intensitetin e saj, por mjekët në QSUT konfirmojnë se nga analizat e kryerja tek pacientët kishte prani të bakterit të salmonelës. Pjesa më e madhe e të pyeturve deklaronin se konsumonin ujin e autobotëve, kishin mungesë të furnizimit me ujë në banesa, por nuk përjashtohen edhe problemet nga ushqimet që kanë konsumuar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos