Çfarë po hamë? AKU bllokon mish pule me salmonelë dhe ushqime me myk

Nga A2 CNN
14 Shtator 2019, 13:33 | Aktualitet
Çfarë po hamë? AKU bllokon mish pule me salmonelë dhe

Përpiqemi të hamë shëndetshëm, por nuk dimë çfarë hamë! Madje, në disa raste, blejmë dhe sëmundjen bashkë me produktin që marrim.

E kjo bëhet më alarmante kur shesh se si supermarketet në Tiranë e rrethe tregtojnë produkte të skaduara, me myk, i mbajnë në rafte me ndryshk dhe në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka publikuar së fundmi disa pamje se si mbahen produktet ushqimore në disa markete në vend. 5.5 milionë lekë ka qenë masa e gjobës për tre supermarkete në Tiranë.

Ndërsa në Portin e Durrësit AKU bllokoi 46.2 ton, fileto pule dhe kafe që vinin nga Brazili. Nga kontrolli   rezultoi se mishi i pulës rezultoi me salmonelë, ndërsa kafja nuk përmbushte kushtet e sigurisë ushqimore.

Vetëm një ditë më parë, mjekët e infeksionistë bënë të ditur për A2 se viroza që mori përmasat e një epidemie në Tiranë u shkaktua nga salmonela.

https://a2news.com/2019/09/13/viroza-per-shkak-te-salmoneles-mungesa-e-ujit-dhe-furnizimi-me-bote-infektoi-pacientet/

Infektimi nga ky bakter merret nga ushqimet e palara, nga mishi i pulës dhe vezët të pa ziera mirë, nga uji dhe mungesa e higjienës. 250 persona, fëmijë e të rritur, shkonin çdo ditë në spitalin infektiv me probleme gastrointestinale. Edhe pse intensiteti i virozës ra, frika nga pasiguria e ushqimeve na shoqëron çdo ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos