Aeroporti i Vlorës dhe pretendimet e turqve

Nga A2 CNN
10 Qershor 2019, 20:16 | Ekonomi
Aeroporti i Vlorës dhe pretendimet e turqve

Negociatat për ndërtimin e aeroportit të Vlorës dështuan për shkak të kërkesave të papranueshme të bëra nga pala turke.

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Artan Shkreli, ka deklaruar në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese se këto kërkesa u bënë qëllimisht për t’u tërhequr nga marrëveshja.

Ndërsa tashmë qeveria po përgatit dokumentat për tenderimin ndërkombëtar të këtij projekti.

“Bisedimet për koncesionimin e këtij aeroporti janë ndërprerë me operatorin turk, pasi në fazën përmbyllëse të tyre pala turke shtroi kërkesa të papranueshme përsa i përket kompensimit që shteti shqiptar duhet të bënte në disa modalitete që ishin trajtuar më parë dhe qenë mbyllur. Ishin kërkesa të papritura në fazën përmbyllëse të negociatave. U duk sikur ishte kërkesë shtesë për të bërë tërheqjen”, shpjegoi Shkreli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos