Afati për kryepolicin e ri, Rama: 100 ditë kohë për ta nxjerrë policinë nga udhëkryqi

Nga A2 CNN
7 Shtator 2022, 19:32 | Politikë
Afati për kryepolicin e ri, Rama: 100 ditë kohë për ta

Në prezantimin e Muhamet Rrumbullakut si Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, kryeministri Edi Rama i la afat 100 ditë kohë për ta nxjerrë trupën nga udhëkryqi në të cilin ndodhet.

Kreu i qeverisë u ndal gjatë në tragjedinë e Potamit, duke e cilësuar efektivin e arrestuar si të paudhë, fenomen i cili ka marrë hov, sipas tij. Për këtë, ai paralajmëroi një reformë të rëndësishme strukturore në ngrehinën institucionale që merret me menaxhimin e detit, ndërsa do të ngrihet një njësi policore me emrin e vogëlushes 8-vjeçare që humbi jetën.

https://a2news.com/2022/09/07/muhamet-rrumbullaku-karriera-dhe-sfidat-e-drejtorit-te-ri-te-policise-se-shtetit/

Kriminaliteti dhe ulja e numrit total të vrasjeve nuk bënë që kryeministri të mos përmendte zhdukjen e Ervis Martinajt.

Me drejtoreshën e re të IKMT dhe atë të Mbikqyrjes Policore, kreu i qeverisë paralajmëroi dhe një fushatë agresive kundër ndërtimeve pa leje, sidomos të shumëkatësheve që, siç tha ai, do të konfiskohen. 

https://a2news.com/2022/09/07/rama-trajektorja-e-vrasjeve-ne-renie/

Rama premtoi dhe rritje të pagës për nivelin bazë të policisë, ndërsa kërkoi nga drejtori i ri i Mbikqyrjes Policore pastrimin e organizatës nga elementë të inkriminuar.

Kryeministri ritheksoi faktin se policia vazhdon të vuajë kusuret e drejtësisë së korruptuar që edhe pse po pastrohet, në nivelet e poshtme vijon të jetë e kalbur.  (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/09/07/rama-per-drejtoret-e-policise-se-shtetit-mbeshtetje-te-plote-te-gjitheve-por-ka-drure-te-shtrember-qe-duhen-prere/

A2 CNN Livestream

Latest Videos