
Hetimit të Monika Kryemadhit për inceneratorin e Tiranës i bëri jehonë kreu demokrat Sali Berisha duke e cilësuar dëshminë më serioze që vërteton, sipas tij, se Edi Rama është kreu i asaj që opozita e quan organizatë kriminale.
Berisha akuzoi prokurorinë e posaçme anti-korrupsion SPAK për mungesë hetimi për inceneratorët duke u bërë palë më mazhorancën.
“SKAP-i i partisë është mbuluar nga plehrat e qeverisë, nga djegësat e qeverisë. Faktet e paraqitura dje, provonin katërcipërisht se Edi Rama ka mashtruar në çdo fjalë. Ky është një mashtrim, një vjedhje e paimagjinueshme.”
Sali Berisha
Akuzat nuk i ndali vetëm mbi SPAK, por këtë herë Berisha vuri gishtin edhe mbi Byronë Kombëtare të Hetimit, duke e akuzuar se nuk kanë vepruar në terren për të verifikuar nëse inceneratorët janë funksionalë apo jo.
“E vërteta është se çdo i ashtuquajtur OPGJ, apo BKH, apo SKAP-ist, mjafton të merrte një automjet dhe të shkonte në Sharrë të konstatonte se si Edi Rama dhe Erion Veliaj presin çdo ditë para dhe euro për kontot e tyre. Se si vjedhin ditën dhe natën”.
Sali Berisha
Përgjigjen për këtë aferë pohoi Berisha mazhoranca do ta marri nga qytetarët. Kjo kërkon një përgjigje dhe këtë përgjigje mund ta japin vetëm qytetarët, kur SKAP-i është kthyer në SKAP vetëm kundër opozitës.
“Ju bëj thirrje të ngrihemi kundër kësaj organizate kriminale që nuk ndalet para asgjëje. Është shndërruar e tëra në një bashkëpunëtore të rrezikshme në vjedhje e krim të qeverisë shqiptare.”
Sali Berisha
Berisha u shpreh optimist se populli do t’i përgjigjet opozitës duke u bërë bashkë për t’i dalë kundër Edi Ramës. (A2 Televizion)