Bilanci i turizmit, Kumbaro: 2022 ishte viti më i mirë, ndërmarrim nisma ligjore së afërmi

Nga A2 CNN
18 Janar 2023, 15:13 | Politikë
Bilanci i turizmit, Kumbaro: 2022 ishte viti më i mirë,

2022 ishte viti më i mirë për turizmin. Të paktën referuar shifrave të dhëna nga ministrja, Mirela Kumbaro, si shifrat e atyre që hynë në vend, ashtu edhe ato të shpenzimeve ishin në nivelet më të larta në tre dekada.

 “7.5 milionë vizitor të huaj e mbylli 2022 sektori i turizmit. Kjo shifër është 18 për qind më e lartë se në vitin 2019. Të huajt ishin kryesisht nga Holanda, Gjermania, Spanja, Britania e Madhe dhe vendet skandinave”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Në këto arritje sipas ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Kumbaro, ndikim ka pasur edhe ligji për investimet strategjike.

“Ndonjëherë ne themi nëse do ta kishim miratuar që në vitin 2013 sot do kishim më shumë benefite. Një sërë investimesh do të kishin përfunduar tashmë”.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro

Teksa shpalosi edhe objektivat për vitet e ardhshme, Kumbaro njoftoi edhe nismat e reja ligjore për turizmin.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson se me anë të promovimit dhe përkrahjes së investime në afatshkurtër numri i turistëve mund të arrijë deri në 10 milionë, ndërsa të ardhurat nga ta deri në disa miliardë euro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos