“Akt reaksionar”, në Korenë e Veriut ndalohet të flasësh për peshën e Kim Jong Un

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 22:53 | Bota

Koreja e Veriut iu ka ndaluar qytetarëve të diskutojnë për humbjen e peshës së Kim Jong Un njerëzve iu është thënë se thashethemet për këtë temë përbëjnë një "akt reaksionar".

Autoritetet koreano-veriore këmbëngulin se lideri suprem po ha më pak 'për hir të vendit', i cili po përballet me mungesa të mëdha ushqimi.

Spekulimet për shëndetin e Kim nisën të shfaqeshin pas publikimit të disa fotografive ku ai dukej gjithnjë e më i dobët.

Dhe sipas raportimeve ai mendohet të ketë humbur 44 kilogramë që nga fillimi i vitit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos