Zbulohet varri masiv në “Luginën e Vdekjes” nga Lufta e Dytë Botërore

Nga A2 CNN
20 Gusht 2021, 22:30 | Bota

Një varr masiv, i konsideruar si një nga provat më të rëndësishme të krimeve naziste në Poloni gjatë Luftës së Dytë Botërore është zbuluar së fundmi në zonën e njohur si “Lugina e Vdekjes”.

Në këtë zbulim në rrethinat e qytetit verior të Chojce u gjetën mbetjet e dhjetëra njerëzve të ekzekutuar nga nazistët gjatë luftës.

Ekspertët mendojë se aty ndodhen trupat e më shumë se 500 personave dhe se ata janë pjesë e krimeve të ashtuquajtura Pomeriane.

Numri ekzakt i njerëzve të vrarë është i panjohur, por mendohet se trupat e Adolf Hitlerit vranë 35 mijë njerëz në rajon në fillim të luftës në vitin 1939.

Në varr u gjetën dhe shumë sende me vlerë që iu përkisnin personave të vrarë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos