Afrikani më i pasur është i bindur: Rreth vitit 2021 do të blej Arsenalin

Nga A2 CNN
13 Janar 2020, 23:24 | Futboll

Futbolli ndiqet kudo, dhe Premier League veçanërisht është për momentin kampionati më i bukur dhe i ndjekur në gjithë botën.

Liverpool dhe Manchester United janë ekipe mitike, Manchester City dhe Chelsea kanë dominuar vitet e fundit. Por në Afrikë, është Arsenali ekipi më i ndjekur dhe simpatizuar.

Gjatë viteve, veçanërisht me Arsene Wenger, ky ekip ka mirëpritur shume lojtarë nga kontinenti afrikan, duke fituar shumë fansa në atë kontinent ku shumë plagë të historisë ende nuk po cikatrizohen.   

Dangote "vlen" rreth 14.4 miliardë euro

Por njëri prej tyre, ka dëshira të mëdha, që shkojnë në paralelisht me mundësitë që ka. Ai do të jetë jo vetëm një fans, por pronari i Arsenalit. Nuk është thjesht një fantazi, kur bëhet fjalë për Aliko Dangote, njeriun më të pasur të Afrikës.  

Ai ka deklaruar për Bloomberg Tv se objektivi i tij është të blej ekipin për të cilin bën tifo brenda vitit 2021. “Kam disa biznese që vlejnë deri në 20 miliardë dollarë për momentin. Në momentin që do të rregullojë biznesin tim, patjetër që do t’ i drejtohem Arsenalit”, tha sipërmarrësi nigerian 62- vjeçar.

Arsenali gjithmonë ka patur lojtarë afrikanë cilësor, si nigeriani Nwankwo Kanu

Dangote sipas revistës Forbes vlen rreth 14 miliardë dollarë, dhe me siguri i ka mundësitë financiare. Ai i përket njërës prej familjeve më të fuqishme në Nigeri, ku edhe stërgjyshi i tij Alhassan Dantata ishte në  fillimin e shekullit njeriu më i pasur i vendit.

Me katër gra nga të cilat është ndarë dhe 15 fëmijë, sigurisht miliarderi së shpejti mund të përqendrohet tek pasioni i tij, duke bërë të lumtur një kontinent të tërë. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos