
Ernesto Valverde i ka orët e numëruara në stolin e Barcelonës. Edhe pse për momentin, trajneri vazhdon punën, duke marrë pjesë në stërvitjet e skuadrës. Pas takimit me trajnerin, presidenti Bartomeu u paraqit përpara bordit të klubit, për të vendosur rreth së ardhmes së trajnerit, ku shkarkimi duket një alternativë e mundshme.
Zhgënjimi lidhet me eliminimin në Superkupën e Spanjës, ndërsa kandidati më i fort cilësohej Xavi. Por, ish-mesfushori dëshiron të mbyllë aventurën në Katar dhe të marrë drejtimin e skuadrës vetëm në fund të sezonit.
Kjo ka bërë që te Barcelona të studiojnë tregun. Për momentin, kandidati më i mundshëm për stolin “blaugrana” vlerësohet Mauricio Pochettino, i cili është pa skuadër pas largimit nga Tottenham. (A2 Televizion)