
Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku, ka dhënë gjurmët e gishtërinjve ne laboratorin e kriminalistikës në Tiranë.
Tashmë gjurmët e tij janë marrë në administrim nga Prokuroria dhe pritet të dërgohet letër porosia në Greqi për verifikimin e akuzave të Partisë Demokratike. Opozita e akuzoi Kryebashkiakun Kajmaku se gjatë qëndrimit në Greqi ku ka mbajtur emrin Jorgo Toto, është dënuar për falsifikim parash. (A2 Televizion)