“Ti nuk je vetëm”, qindra protestues në sheshin Nënë Tereza për përdhunimin e 11-vjeçares

Nga A2 CNN
31 Gusht 2022, 20:28 | Aktualitet

Një protestë është organizuar para sheshit Nënë Tereza, në solidaritet me protestat në Kosovë për përdhunimin në grup të 11-vjeçares nga Prishtina.

Qindra njerëz kanë protestuar për ngjarjen e rëndë, ndërsa kërkojnë një dënim më të ashpër për 5 personat e përfshirë në këtë ngjarje.

Mes tyre, edhe personazhe nga bota e ekranit janë bërë pjesë e protestës, ndërsa në duar mbanin pankarta me shkrimin "Unë bërtita. JOOOO!".

Ekrem Rexhepi, Gent Rexhepi, Xhabir Salihu, Gentrit Jashari dhe Shkëlqim Kameri, janë 5 djemtë të cilët kanë abuzuar seksualisht me 11-vjeçaren.

Pas daljes në dritë të rastit të rëndë, ka dhënë dorëheqjen drejtori i Drejtorisë për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve pranë Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK), Ali Gashi. Një ditë më parë, pas këtij rasti ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos