All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Agjentët e FBI bastisin shtëpinë e Donald Trump

Nga A2 CNN
9 Gusht 2022, 07:27 | Bota
Agjentët e FBI bastisin shtëpinë e Donald Trump
All - Paragraf - 1

Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump bën me dije se shtëpia e tij në Florida është bastisur nga FBI dhe se agjentët hapën një kasafortë.

Trump deklaron se shtëpia në Mar-a-Lago në Palm Beach u pushtua për disa orë nga një grup i madh agjentësh të FBI.

All - Paragraf - 3

Kontrolli thuhet se ka të bëjë me një hetim për mbajtjen e dokumenteve zyrtare nga zoti Trump. Mediat amerikane raportojnë se kontrolli lidhet me dokumentet që presidenti mund t'i ketë çuar në Mar-a-Lago pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Avokatja e Trump, Christina Bobb, tha për mediat se disa dokumente ishin sekuestruar gjatë kontrollit.

Përshkallëzimi dramatik i kontrollit të zbatimit të ligjit ndaj Donald Trump vjen ndërsa ai përgatitet për një kandidim të tretë të mundshëm presidencial në 2024.

All - Paragraf - 6

Ndërkohë që nuk mund të mungonte dhe reagimi i ish-presidentit Trump.

“Këto janë kohë të errëta për kombin tone. Kam bashkëpunuar me të gjitha agjencitë përkatëse qeveritare dhe kështu që bastisja e paparalajmëruar në shtëpinë time nuk ishte e nevojshme apo e përshtatshme. Një sulm i tillë mund të ndodhë vetëm në vendet e shkatërruara, të botës së tretë. Mjerisht, Amerika tani është bërë një nga ato vende, të korruptuara në një nivel të paparë më pare”, u shpreh ish presidenti. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos