All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i vdekur në hotel “babai i raketave”

Nga A2 CNN
8 Gusht 2022, 19:08 | Bota
Tensioni në Tajvan merr formën e “trillerit”, gjendet i
All - Paragraf - 1

Pas tensionit, incidenteve diplomatikë dhe stërvitjeve ushtarake kineze, situata në Tajvan ka marrë edhe nuancat e një filmi “triller”.

Një nga fushat ushtarake ku Tajvani është më i avancuar dhe që cilëson si prioritare në përgjigjen ndaj një sulmit të mundshëm të Republikës Popullore Kineze është sistemi raketor.

All - Paragraf - 3

Pikërisht ky sektor delikat ka pësuar një goditje domethënëse me vdekjen e 57-vjeçarit Ou Yang Li-hsing, një nga mendjet e ndritura të Institutit kombëtar i Shkencës dhe ndoshta autoriteti më i madh  në fushën e raketave.

Ai u gjend i vdekur në dhomën e tij në një hotel. Ishte stafi i tij që e gjeti pajetë me disa ilaçe në dorë. Edhe pse vuante nga sëmundje kardiovaskulare, vetëm pak ditë më parë , Li-hsing gjendej në bazën ushtarake të Jiupeng, ku mendohet se Tajvani do të fillojë një seri testimesh raketore, një ditë pas atyre kineze.

https://a2news.com/2022/08/05/kina-vijon-stervitjet-prane-tajvanit-luftanijet-dhe-avionet-kalojne-kufirin-detar-sanksionohet-pelosi/

I vdekuri, që dikur mbante edhe postin e zëvendësministrit të Mbrojtjes, në versionin zyrtar ka vdekur për shkaqe natyrore, por nuk rrjetet sociale nuk mungojnë teori nga më të ndryshmet.

All - Paragraf - 6

Shumë i kanë frikën një strategjie të re të Pekinit, një “decapitation strike” që nënkupton eliminimin e ngadaltë e liderëve të një vendi, dhe që mund të shihet si një kompromis i mirë për Kinën për të shmangur një luftë midis "bashkëkombësve".

Goditja në Taipei u dëgjua. Madje vdekja e Ou Yang Li-hsing shihet si shkaku për mungesën e sinjalizimit në kohë nga ana e forcave tajvaneze të raketave kineze që kaluan territorin, dhe u njoftuan më pas vetëm nga Japonia.

https://a2news.com/2022/08/04/tensioni-kine-tajvan-alarmohet-japonia-5-raketa-kane-perfunduar-ne-hapesiren-tone-detare/

Tensioni midis Kinës dhe “simotrës” Tajvan, që zgjat nga lufta e dytë botërore, arriti një kulm disa ditë më parë me vizitën në kryeqytetin Taipei  të kreut të Kongresit Nancy Pelosi, zyrtarja më e lartë amerikane që viziton Tajvanin në 25 vjet. Nismë kjo, të cilës i pasoi reagimi i ashpër i Pekinit dhe një seri stërvitjesh që praktikisht prej ditësh po rrethojnë ishullin me pothuajse 24 milionë banorë.    (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/07/21/cia-lufta-e-ukraines-nuk-do-ta-pengoje-kinen-nga-pushtimi-i-tajvanit/
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos