All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

“Ahmetaj në Londër për t’u takuar me Ramën”, Berisha: Kryeministri është njëshi në këtë aferë

Nga A2 CNN
24 Mars 2023, 12:45 | Politikë
“Ahmetaj në Londër për t’u takuar me
All - Paragraf - 1

Sali Berisha komentoi raportimet se ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u takua me kryeministrin Edi Rama në Britaninë e Madhe për të gjetur një marrëveshje pas krisjes së marrëdhënieve mes tyre.

“Mediat njoftojnë se Tigri i Korrupsionit ka udhëtuar për në Londër, për një deal me Edi Ramën.

All - Paragraf - 3

Nuk mund të konfirmoj as të mohoj këtë udhëtim. Por edhe njëherë, siguroj shqiptarët se Arben Ahmetaj është një nga personat kryesorë të mega-aferës korruptive të djegësve. Por personi më kryesor, njëshi me distancë në këtë aferë, është personalisht Edi Rama”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“E kam përsëritur dhe e përsëris qindra herë, Edi Rama është njeriu që ka firmosur për kontratën me negociata të mbyllura në kundërshtim flagrant me ligjet e vendit. Ai ka furnizuar fondin rezervë të Këshillit të Ministrave për sipërmarrjen e tij të djegësave. Edi Rama është përgjegjësi më kryesor, numër një, pasi tetë muaj përpara se të formohej sipërmarrja e Mërtirit dhe Zotos, i akordoi asaj me vendim të Këshillit të Ministrave, bonusin prej 8 pikësh, paçka se ministrja Felaj i kishte thënë se ndërmarrja nuk ekzistonte”.

Sipas tij, Rama është njeriu direkt përgjegjës, sepse dokumentet faktojnë se ai i ka bërë presion Ahmetajt për të firmosur. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos