Akademia e Forcave të Armatosura, nis përgatitja për vitin e ri arsimor, kadetë edhe nga Kosova

Nga A2 CNN
16 Shtator 2021, 15:24 | Aktualitet
Akademia e Forcave të Armatosura, nis përgatitja për vitin e ri

Paralelisht me regjistrimet në universitet, edhe në Fakultetin e Mbrojtjes dhe Sigurisë po vijon përgatitja për vitin e ri akademik. Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë nevojë për oficerë tokësorë e detarë, e mbi këtë nevojë janë përcaktuar kuotat e lira.

Faza e parë e regjistrimeve është përmbyllur më 15 shtator, për t’i lënë vend fazës së dytë më 19 shtator.

Këtë vit akademik, Fakulteti i Mbrojtjes do të përgatisë oficerë edhe për Forcat e Armatosura të Kosovës. Studentët që presin të nisin vitin e dytë rrëfejnë dëshirën që patën për të qenë pjesë e Forcave të Armatosura.

Paralelisht me përgatitjet për universitet, Qendra Personel e Rekrutimit, ka përzgjedhur grupin e aplikuesve për ushtarë. Pas një trajnimi 3-mujor në bazën Bonavi në Vlorë, ata shpërndahen në bazat e tjera të shërbimit të Forcave të Armatosura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos