
Jakov Xoxa është një nga ato personalitete të letërsisë që ka tërhequr vëmendjen e shumë brezash shkrimtarësh, studiuesish e lexuesish.
Krijimtaria e tij e përkthyer në disa gjuhë të botës ka bërë për vete botues të huaj, profesori si Rexhep Qosja, por edhe kineastë si Ylli Pepo.
E në këtë 100-vjetor të lindjes së shkrimtarit nuk mund të mungonte një ceremoni nderimi në akademinë e shkencave.
Nuk ka qenë vetëm një konferencë shkencore, por edhe një prezantimi i një dokumentari kushtuar Jakov Xoxës.
Edhe holli i Akademisë së Shkencave ishte shndërruar në një ekspozitë të vogël që rrëfente krijimtarinë e Xoxës ndër vite.
Këtë 100-vjetor të lindjes së shkrimtarit Jakov Xoxa e feston edhe Kosova, këto ditë panairi të librit, ku në Prishtinë janë mbledhur studiues e shkrimtarë që rrëfejnë për kontributin e tij në letërsinë shqipe. (A2 Televizion)