30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe

Nga A2 CNN
7 Qershor 2023, 07:26 | Aktualitet
30 mijë maturantë i nënshtrohen sot provimit të Gjuhës

30 mijë maturantë do t’i nënshtrohen sot provimit të dytë të Maturës Shtetërore. Bëhet fjalë për provimin e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe, i cili do të nisë në orën 10:00 dhe do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

Ndërkohë maturantëve u mbeten dhe 2 provime të tjera për të kryer, ai i Matematikës që do të zhvillohet më datë 13 qershor dhe provimi i katërt i lëndës me zgjedhje që do të zhvillohet më 19 qershor.

Një ditë më parë, ministrja e Arsimit, Evis Kushi, u përpoq të qetësojë maturantët dhe prindërit, duke folur për masa të shtuara për mbarëvajtjen e procesit, ndërsa mohoi që dalja e tezës në provimin e parë të ketë cenuar Maturën Shtetërore.

Më 1 qershor, nxënësit e gjimnazeve iu nënshtruan provimit të Gjuhës së Huaj.

Testet e provimeve të Maturës Shtetërore 2023 hartohen, administrohen dhe vlerësohen nga Qendra e Shërbimeve Arsimore (QSHA).

Testi për secilin nga provimet e Maturës Shtetërore 2023 vlerësohet me 60 pikë maksimale. Maturantët/kandidatët që rezultojnë mbetës në provimet e Maturës Shtetërore 2023, i rijapin provimet në sesionin e dytë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos