Valë e re emigrantësh nga Shqipëria, paralajmërohet Braverman: Gjysma e të rinjve duan të ikin në verë

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 15:14 | Aktualitet
Valë e re emigrantësh nga Shqipëria, paralajmërohet

Ndërsa Kryeministri Rishi Sunak, trumbeton reduktimin drastik të emigrantëve të paligjshëm shqiptarë, falë atyre që i cilëson politika të suksesshme të qeverisë së tij, një hulumtim i fundit i ambasadës britanike në tiranë, i kujton se është herët për të brohoritur fitore. 

Sekretarja për punët e brendshme Suella Braverman, një prej zërave më kritik kundër shqiptarëve, është paralajmëruar  për një valë të re emigrantësh nga vendi ynë që do të kalojnë kanalin e La Manshit këtë verë.

Një anketim i realizuar në Kukës, i konsideruar vatra e emigracionit drejt Britanisë, e ku janë marrë ne pyetje 1800 vetë tregon se gjysma e të rinjve duan të kalojnë kanalin drejt Britanisë këtë verë.

Zbulimi, sipas të përditshmes “Teleghraph”, tregon natyrën sezonale të emigracionit të paligjshëm nga shqiptarët, me valën kryesore që u materializua nga qershori në shtator, kur kaluan kanalin më shumë se 10 mijë nga 12 shqiptarët që hynë në vend vitin e kaluar.

Paralajmërimi i Braverman, vjen teksa kryeministri Rishi Sunak, vlerësoi rënien me 90 për qind të numrit të shqiptarëve që kanë ardhur në vend me gomone deri më tani këtë vit, si një tregues se politikat e tij për të frenuar fenomenin, po funksiononin.

“Ne kemi kthyer 1800 emigrantë shqiptarë ne vetëm 6 muaj. Kemi kaluar nga pranimi i gati 1 në 5 shqiptarëve tek vetëm një në 50, në një linjë me partnerët evropianë. Deri më tani këtë vit, mbërritjet me varka të vogla kanë rënë me gati 90 për qind. Shifrat kanë rënë nga 2165 persona që mbërritën në periudhën janari-qershor 2022, në 151 në 5 muajt e parë të 2023-shit.”

Kryeministri Rishi Sunak

Zyra e punëve të brendshme ka intensifikuar fushatën kundër shqiptarëve gjatë 2 muajve të fundit, duke krijuar një njësi prej 400 pjesëtarësh për të shqyrtuar 17 mijë kërkesa për Azi. Sunak tha të martën se mundësia për sukses në aplikimet e shqiptarëve kishtar rënë nga 1 në 5, apo 17 për qind, në 2 për qind. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos