SPAK urdhër-arrest me burg, Vangjush Dako vetëdorëzohet në Policinë e Tiranës

Nga A2 CNN
6 Qershor 2023, 17:20 | Aktualitet
SPAK urdhër-arrest me burg, Vangjush Dako vetëdorëzohet në

Ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Dako akuzohet për shpërdorim detyre dhe bashkë me të kanë rënë në prangat e prokurorëve dhe 6 ish-zyrtarë të tjerë pasi për ta është vendosur masa arrest në burg, ndërsa për 3 persona të tjerë “arrest në shtëpi”.

Pasi SPAK ka firmosur urdhër-arrestin për të, mësohet se Dako është vetëdorëzuar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës pasditen e së martës, duke u vënë në dispozicion të drejtësisë dhe hetimeve të nisura ndaj tij. Siç mëson A2 CNN urdhër-arrestet janë lëshuar për abuzimet me një leje ndërtimi të disa viteve më parë për një pallat në lagjen nr.18, të dëmtuar nga tërmeti.

Për këtë pallat, ish-kreu i Bashkisë kishte firmosur lejen për 5 kate, por kjo godinë përfundoi me 11 kate. Hetimet e prokurorisë së posaçme janë nisur pas kallëzimi të banorëve të kësaj ndërtese, e cila pësoi dëme të konsiderueshme nga tërmeti i nëntorit të 2019 që goditi vendin tonë.

Vangjush Dako ka drejtuar Bashkinë e Durrësit për periudhën 2007–2019 për tre mandate rresht. Dako u largua nga politika aktive në vitin 2019, pasi u shpall non grata nga Departamenti Amerikan i Shtetit me motivacionin se është i përfshirë në korrupsion madhor.

https://youtu.be/I4qMP0MNmOw

(A2 Televizion)

https://youtu.be/3eFvFJaSsMU
https://youtu.be/z7uZSKROkkg
https://a2news.com/2019/06/05/superman-me-duart-akullore-si-u-mbrojt-dako-dhe-si-reagoi-rama-per-pergjimet/
https://a2news.com/2023/06/06/urdher-arresti-ndaj-dakos-opozita-skeptike-paloka-kjo-eshte-drejtesia-skenari-nga-rama-regjia-nga-yuri-kim/
https://a2news.com/2019/07/30/vangjush-dakos-dhe-familjes-se-tij-i-ndalohet-hyrja-ne-shba/

A2 CNN Livestream

Latest Videos